Pas ndarjes, Kanye shet bizhuteritë e Kim-it

  • G.G /
  • 25 February 2021 - 10:51
Pas ndarjes, Kanye shet bizhuteritë e Kim-it

Kanye duket se nuk është ndarë dhe aq miqësisht nga Kim Kardashian. Kështu lë të kuptohet veprimi i tij i fundit. Reperi ka tentuar të shesë bizhuteritë që i ka blerë Kimit gjatë kohës që ishin bashkë, raportojnë mediat e huaja.

“Dy javët e fundit Kanye ka tentuar të shesë bizhuteritë që ka blerë për Kim në të paktën në dy nga argjendaritë më të mira. Ai nuk dëshiron ta kujtojë të shkuarën. Miqtë e tij e dinin se martesa kishte marrë fund. Ai kishte vërtetë dëshirë që ata të rrinin bashkë, por ajo i kishte dhënë fund”-tha një burim për “The Sun”.

Kanye dhe Kim firmosën divorcin javën e kaluar dhe më shumë për këtë çështje do të diskutohet në sezonin e fundit të “Keeping up with Kardashians”.

(Kosova Sot Online)