“E dua dhe pikë!” Për çfarë na paralajmëroi Melisa?

  • G.G /
  • 02 March 2021 - 09:58
“E dua dhe pikë!” Për çfarë na paralajmëroi Melisa?

Ish-konkurrentja e “Për’puthen” dhe tanimë artistja e re, ka fituar mijëra fansa në vendin tonë.  Bukuroshja është mjaft aktive në rrjetet sociale, ku ndan më ndjekësit të rejat nga jeta dhe karriera e saj.  Së fundmi, Melisa ka shpërndarë me fansat e saj foton e saj në një studio muzikore, ndërsa qëndronte para pianos.

“E dua edhe pikë”, ka shkruar ajo bashkëngjitur fotos të cilën e shoqëron me një emoji që nënkupton “Coming Soon”.

Siç duket, ajo ka paralajmëruar ndjekësit e saj se diçka e re po vjen nga ana e saj.

Kujtojmë se Melisa vendosi më herët që të hiqte dorë përfundimisht nga programi “Për’puthen”. Ajo u shpreh se për shumë ditë me radhë është ndjerë nën presion psikologjik dhe se e ndjente që nuk do të gjente dashurinë e saj në “Për’puthen”.

“Nuk mbaj dot më”– u shpreh konkurrentja duke veçuar thashethemet e shumta si arsyen kryesore për marrjen e vendimit të saj.

Melisa tregoi se kishte një ngarkesë emocionale për shkak të sulmeve të shumta të konkurrentëve me njëri-tjetrin, ndaj kishte disa javë që kërkonte të largohej.

Disa ditë më parë, ish-konkurrentja e “Për’puthen”, Melisa Lleshi, publikoi këngën e saj të parë duke realizuar kështu ëndrrën që mbante në sirtar prej 7 vitesh.

Projekti i parë në muzikë i Melisës u titullua “U kry”, projekt ky që u realizua nga Diez Production, me menaxher Bini Nebihun.

(Kosova Sot Online)