Demet Ozdemir rrëfen të kaluarën e vështirë të jetës së saj

  • A.P /
  • 02 March 2021 - 16:52
Demet Ozdemir rrëfen të kaluarën e vështirë të jetës së saj

Aktorja turke Demet Ozdemir ka treguar se ka pasur një fëmijëri të vështirë dhe në familje kishin frikë nga figura e të atit, i cili ushtronte dhunë në familje dhe ishte tepër i rreptë.

Demet është rritur në Izmit me prindërit, motrën dhe vëllain e saj.

“Fëmijërinë time e kam kaluar në qytetin e vogël Izmit. Jetonim me mamanë, babain, motrën dhe vëllain në një shtëpi me oborr. Me pak fjalë ishim si një familje fshati. Babain e kemi patur shumë të rreptë. Motra ime e kishte shumë frikë. Mbaj mend që ulnim kokën kur ai ishte përpara nesh. Më pas vëllai ynë u shpërngul në Gjermani ndërsa unë erdha në Stamboll me motrën dhe mamanë time. Ishte një kohë e vështirë”, ka treguar aktorja në rrëfimin e saj të rrallë.

(Kosova Sot Online)