Dua Lipa e emocionuar para natës së çmimeve ‘Grammy’

  • A.P /
  • 14 March 2021 - 09:56
 Dua Lipa e emocionuar para natës së çmimeve ‘Grammy’

Dua Lipa, ka zbuluar se është shumë e lumtur për të qenë e nominuar për gjashtë vlerësime të ndryshme në ceremoninë prestigjioze të çmimeve.

Duke folur për ‘Mirror’ të shtunën, këngëtarja tha: “Këto gjëra ndodhin vetëm në ëndrrat tuaja … Unë shpresoj se askush nuk do të më zgjojë dhe të jetë si: “Në rregull, koha për shkollën!”.

Krijuesja e hiteve është një nga artistët më të njohura në ‘Grammy’ të këtij viti pas Beyonce e cila ka nëntë nominime.

Kënga solo e Duas “Don’t start now” është për tre çmime: ‘Regjistrimi i vitit’, ‘Kënga më e mirë e vitit” dhe “Performanca më e mirë pop solo”.

Ajo është gjithashtu favoritja e fortë për të fituar në kategoritë e saj të tjera të nominuara: Albumi i Vitit, Albumi më i mirë Vokal i Popit dhe Performanca më e Mirë në Grup për bashkëpunimin e saj me J Balvin, Bad Bunny dhe Tainy në Un Dia (Një ditë).

Image

(Kosova Sot Online)