Lexoni edhe:
Ferry e tepron, tregon gjoksin para kamerës
Afërdita Dreshaj kishte paralajmëruar pak ditë më parë se këtë javë me shumë mundësi do të vinte në jetë i vogli i saj. Dhe në fakt kështu ndodhi!
Ditën e sotme Afërdita ka sjellë në jetë vogëlushin e saj dhe është bërë nënë për herë të parë. Këtë lajm e ka ndarë vetë modelja përmes një postimi në Instagram. Ajo ka publikuar një foto, në të cilën shihet përkrah bashkëshortit, Jakub Kindl dhe të voglit të tyre.
Ferry e tepron, tregon gjoksin para kamerësLexoni edhe:
“Nuk mund ta përshkruajmë këtë dashuri”, ka shkruar ajo përkrah fotos.
Të njëtin imazh ka publikuar edhe bashkëshorti i saj, i cili ka shkruar: “Zemrat tona po shpërthejnë”.
E para që ka nxituar të uroj çiftin për bekimin e tyre të parë, është motra e Afërditës, Jehona.
“U bëra me nip për herë të dytë në më pak se një javë! Zemra ime është e mbushur plot! Urime Afërdita dhe Jakub”, ka shkruar ajo përkrah fotos së familjes më të re.
Kujtojmë se para pak ditësh Afërdita u bë edhe hallë për herë të parë, pasi vëllai i saj u bë baba i një djali. Ai vendosi që të voglin ta pagëzonte me emrin Martin, që për familjen Dreshaj është shumë domethënës.
Babai i ndjerë i Afërditës quhej Martin, ndaj vëllai i saj e pagëzoi të voglin me këtë emër. Ndërkohë ne mezi po presim të mësojmë se çfarë emri ka përzgjedhur modelja shqiptare për djalin e saj.
(Kosova Sot Online)