Ditë zie për Trim Jetullahun, humb njeriun më të dashur

  • G.G /
  • 22 March 2021 - 13:12
Ditë zie për Trim Jetullahun, humb njeriun më të dashur

Këngëtari i njohur shqiptar,Trim Jetullahu ka humbur babanë. Nazmi Jetullahu ka ndërruar jetë ditën e djeshme dhe këtë lajm e ka bërë të ditur vetë këngëtari nëpërmjet një postimi në Instagram.

Ai ka ndarë një foto të të atit të ndjerë, ku fansa dhe miq të shumtë kanë shprehur ngushëllimet e tyre.

“Me pikeëllim teë thelleë njoftoj miq dhe familjareë, se sot me daten 21 Mars 2021, ka ndeërru jeteë babai im Nazmi Jetullahu. Varrimi beëhet nesër më 22.03.2021 neë ora 12:00 (në kohën e drekës) neë varrezat e qytetit teë Prishtineës (Dragodan)”, ka shkruar ai.

Kujtojmë se Trim Jetullahu është këngëtar dhe autor këngësh i njohur. Ideja për emrin Ruude Boy erdhi që nga fëmijëria, sepse me këtë nofkë e thërrisnin shokët e tij. Me rap filloi të merret që prej vitit 2007 dhe edhe kënga e ti e parë ishte “Fly Away”. Trim Jetullahu ka qenë deri tani pjesë e disa prej klipeve më të suksesshëm shqiptare si “M’ke rrejt” – Kida apo “Ti se din se” –
Samanta ft. Onat. Ne vitin 2017, mori pjese “Dance With Me” në TV Klan.

Së fundmi, ai publikoi videoklipin etij më të fundit “Merri”. Teksti i këngës u shkrua nga Trim Jetullahu. Produksioni audio u realizua nga Edlir Begolli.

(Kosova Sot Online)