Ja kush ka më shumë çmime Grammy se Beyonce

  • A.P /
  • 08 April 2021 - 22:12
Ja kush ka më shumë çmime Grammy se Beyonce

Në ndarjen e çmimeve Grammy të vitit 2021, Beyonce u bë artistja femër më e vlerësuar në historinë e Grammy-t. Në ceremoninë e 63-të, ajo rrëmbeu Grammy-n e 28 dhe fitoi titullin e saj të ri. 

"Unë kam punuar tërë jetën time, që në moshën 9-vjeçare. Nuk më besohet se kjo po ndodh. Është një natë kaq magjike. Faleminderit", u shpreh këngëtarja.

Por, cilët janë artistët e vlerësuar po aq sa Beyonce, apo edhe më shumë?

Këngëtarja tani është në barazim me Quincy Jones, duke zënë të dy "vendin e dytë" nga njerëzit që kanë marrë më shumë çmime Grammy. Ndërkohë, Georg Solti, dirigjenti i ndjerë hungarezo-britanik, mban rekordin për numrin më të lartë të çmimeve të fituara, 31.

Image

Më poshtë, gjeni një përmbledhje të shkurtër të karrierës legjendare të Jones dhe Solti.

Georg Solti - 31 çmime Grammy

Dirigjenti ka më së shumti çmime në fushën klasike të Grammy. Me origjinë hebraike, Solti fitoi për herë të parë famën në Europë gjatë viteve 1930, por u detyrua të largohej në Zvicër ndërsa nazistët filluan të merrnin pushtetin në të gjithë kontinentin. Gjatë kësaj periudhe, ai punoi si shoqërues pianoje. Pas përfundimit të luftës, Solti u emërua drejtori i Operas Shtetërore Bavareze në Mynih, Gjermani, duke shënuar vetëm fillimin e karrierës së tij të gjatë dhe me ndikim në fushën e muzikës klasike.

Fitorja e parë Grammy erdhi në vitin 1962 kur fitoi "Best Opera Recording" për "Verdi: Aida". Ai fitoi çmimin e tij të fundit në vitin 1997, duke triumfuar në po të njëjtën  kategori, "regjistrimi opera më i mirë", me "Wagner: Die Meistersinger Von Nurnberg".

Në moshën 84 vjeç, Solti ndërroi jetë në 1997.

Quincy Jones - 28 çmime Grammy

Jones, i cili mbushi 88 vjeç në 14 mars, ka fituar 28 Grammy dhe ka qenë në 80 nominime gjatë karrierës së tij me dekada të tëra si producent dhe kompozitor.

Ai fitoi Grammy-n e tij të parë në vitin 1963 me "I Can't Stop Love You". Që nga ajo kohë, ai ka vazhduar të fitojë kategoritë më prestigjioze të Grammy-t, përfshirë Producentin e Vitit, Albumin e Vitit dhe Këngën e Vitit. Në vitin 1991, u bë gjithashtu një nga të paktët njerëz që nderohen me "Grammy Legend Award", që u është dhuruar legjendave të tjera të muzikës si Andrew Lloyd Webber, Aretha Franklin, Michael Jackson dhe Elton John.

(Kosova Sot Online)