'Në të mirë e në të keq' kënga më e re nga Naser Berisha

  • A.P /
  • 16 April 2021 - 17:14
'Në të mirë e në të keq' kënga më e re nga Naser Berisha

Këngëtari i mirënjohur Naser Berisha i cili muzikës shqipe ndër vite i ka falur shumë këngë të bukura, ka publikuar këngën e tij më të re, shkruan gazeta "Kosova Sot Online".

"Në të mirë e në të keq'", mban titullin kënga më e re e këngëtarit, e cila si përherë vjen e interpretuar shkëlqyer, ashtu siç dinë vetëm Naser Berisha.

"Përshëndetje miq, kjo është kënga ime e re nga albumi nr.4 "Në të mirë e në të keq".
Pasi që kësaj radhe për shkak të pandemisë nuk munda të jem në Kosovë e ta promovoj këngën, une kisha me qenë shumë falenderues për çdo shpëndarje që ju e bëni.


Njëashtu i falenderohem shumë të gjithë atyre që kontribuan në këtë këngë dhe në përgjithesi për albumin që do të publikohet gjatë kësaj vere, ka shkruar Berisha.

Për ju, për ne, për të gjithë, Premierë: "Në të mirë e në të keq".


(Kosova Sot Online)