Morena me poza provokative nga Dubai

  • G.G /
  • 21 April 2021 - 09:49
Morena me poza provokative nga Dubai

Këngëtarja po qëndron në Dubai derisa po shijon edhe temperaturat e larta atje.

E, Morena Taraku sapo ka publikuar një imazh joshës në rrjetet e saj sociale.

Në bikini me ngjyrë të kuqe të mbyllur ka venë në pah linjat trupore duke iu dhënë vëmendje edhe tatuazheve.

28 vjeçarja imazhin e ka ndarë në storien e saj në Instagram e cila shihet aktive duke postuar momente të shumta nga jeta e saj.

Ndryshe, ajo vazhdon ta shijojë suksesin e këngës ‘Alexander’ publikuar pesë muaj më parë.

(Kosova Sot Online)