Dua Lipa bëhet gati për performancën e saj në mbrëmjen e “Oscars”

  • E.K /
  • 26 prill 2021 - 09:51
Dua Lipa bëhet gati për performancën e saj në mbrëmjen e “Oscars”

Dua Lipa do të performojë në festën e Oscars të Elton John.

Dua Lipa do të dhurojë një performancë të veçantë për festën e Elton John.

Përmes një Instastory Dua ka zbuluar se performanca e saj vjen pas pak orësh në mbështetje të punës që EJAF po bën për të ndihmuar të rinjtë në të gjithë botën që jetojnë me ose në rrezik të HIV-it.

Dua do të performojë më 26 prill në orën 19:00, ndërsa pak çaste më parë ajo ndau një fotografi të fustani të saj plot shkëlqim ku shiheshin edhe takat e saj të bardha.

“Thuajse erdhi koha”, shkroi Dua Lipa në mbishkrimin e fotografisë.

(Kosova Sot Online)