Bebe Rexha në bashkëpunim me reperin e njohur amerikan

  • G.G /
  • 29 April 2021 - 11:30
Bebe Rexha në bashkëpunim me reperin e njohur amerikan

Këngëtarja shqiptare, Bebe Rexha përmes një postimi në llogarinë personale në rrjetin social “Instagram” ka bërë të ditur se nesër do të publikoj këngën e re e cila do të jetë bashkëpunim.

Këngëtarja ka treguar se kjo këngë do të jetë në bashkëpunim me reperin, LIl Uzi Vert, ku tregoi titullin e këngës dhe ditën e publikimit.

“’Die for a man’ do të publikohet të premten”, ka shkruar Bebe.

Së fundmi, Lil Uzi Vert ka vendosur një diamant në kokën e tij, i cili kap vlerën e rreth 24 milionë dollarëve.

(Kosova Sot Online)