Aktorja publikon videon private ku Ben Affleck i kërkonte...

  • G.G /
  • 05 May 2021 - 10:24
Aktorja publikon videon private ku Ben Affleck i kërkonte...

Ish-bashkëshorti i Jennifer Lopez, Ben Affleck, ka nisur të përdorë aplikacione të ndryshme për t’u njohur me vajza online.

Por, 48-vjeçari i ka dërguar aktores Nivine Jay në Instagram një mesazh privat, pasi ajo e refuzoi në një aplikacion që përdoret nga të famshmit për njohje, sepse profili i tij iu duk fallco, shkruan “Page Six”.

“Po kujtoja kohën kur u përshtata me Ben Affleck në ‘Raya’ dhe mendova se ishte fallco kështu që nuk e pranova dhe ai më dërgoi një video në Instagram”, ka treguar aktorja përmes një videoje të publikuar në TikTok.

Pas kësaj, aktorja seksi ka publikuar edhe videon ku Ben i e thërret në emër dhe i thotë: “Nivine, pse më refuzove? Jam unë!”.

Affleck dhe Jennifer Garner, ish-bashkëshortja e tij, u ndanë në vitin 2015 dhe u divorcuan ligjërisht në 2018 pas 10 vitesh martesë.

Ata kanë tre fëmijë bashkë: Violet 15 vjeç, Seraphina 12 vjeç, Samuel 9 vjeç.

Gjithashtu, aktori dhe Jennifer Lopez kanë qenë të fejuar në vitin 2002. Së fundmi ata janë parë në shtëpinë e këngëtares dhe të gjithë po mendojnë se mes tyre mund të ketë nisur diçka.

(Kosova Sot Online)