Ja kur vjen Maluma në Tiranë!

  • G.G /
  • 06 May 2021 - 11:52
Ja kur vjen Maluma në Tiranë!

Për shkak të situatës së Koronavirusit, në vendin tonë u anuluan disa evente kulturore, mes tyre edhe koncerti i këngëtarit Maluma.

Edhe pse të gjithë mezi po e prisnim, organizatorët së bashku me qeverinë vendosën që koncerti të mos mbahej më 14 mars të vitit 2020, për të parandaluar përhapjen e virusit.

Për Tiranën u caktua data 6 shtator 2020, mirëpo edhe kjo datë u shty, po për shkak të situatës së rrezikshme të pandemisë.

Por, mos i humbisni shpresat! Maluma do të vijë në Tiranë, kjo është e sigurt! Vetëm se duhet të presim dhe pak.

Duke qenë se edhe vendet e Europës po shkojnë drejt hapjes dhe nisjes së koncerteve, edhe Shqipëria do të nisë aty ku e la para pandemisë. Ardhja e Maluma-s në Tiranë u lidh ngushtë me Ditën e Verës dhe data e re e këtij koncerti është vendosur pikërisht në14 mars 2022.

Bashkia Tiranë dhe kompania RedCloud si organizatore e këtij koncerti bën me dije se nuk do të ketë rimbursim të biletave të blera, por ato do të jenë të vlefshme për datën e re të koncertit.

“Biletat mund të përdoren nga personat që i kanë blerë ose persona të tjerë që do të duan t’ua dhurojnë ose rishesin të njohurve të tyre, ose palëve të treta që janë të interesuar për të blerë këto bileta,” informon kompania.

Organizatorët këshillojnë që ata që duan të shkojnë në koncert t’i ruajnë biletat e tyre pasi çmimet e biletave për koncertin e 14 marsit 2022 do të jenë më të shtrenjta.