Bebe Rexha lanson albumin e shumëpritur “Better Mistakes”

  • G.G /
  • 07 May 2021 - 10:10
Bebe Rexha lanson albumin e shumëpritur “Better Mistakes”

Këngëtarja e njohur sapo ka lansuar albumin e saj.

Bebe Rexha ka folur për albumin e saj të dytë për një kohë të gjatë dhe sot është dita kur të gjithë fansat e saj të cilët mezi kanë pritur për të dëgjuar këngët, mund ta bëjnë atë.

Albumi i shumëpritur përbëhet prej 13 këngëve, disa prej të cilave tashmë kemi pasur rastin edhe t`i dëgjojmë.

Disa ndër këngët që bëjnë pjesë në album janë, “Die For a Man”, “Jealous”, “Sabotage”, Sacrifice”, “Amore”.

Lajmin Bebe e bëri të ditur kur publikoi një video në Instagram duke lajmëruar fansat e saj se ata tashmë mund të dëgjojnë albumin e saj në të gjitha platformat.

(Kosova Sot Online)