Aktorja e njohur merr rolin e Pamela Anderson

  • A.P /
  • 16 May 2021 - 11:27
Aktorja e njohur merr rolin e Pamela Anderson

Lily James është e njohur për rolin e saj si Hirushja në filmin me të njëtën titull, por si thoni sikur ta shihni një hërë aktoren edhe në lëkurën e Pamela Anderson? Së fundmi. aktorja e njohur është fotografuar veshur me kosutimin ikonë të Pamela-s, të cilën ajo e ka mbajtur veshur në xhirimet e filmit “Baywatch”. Fotografët kanë shkëputur disa imazhe gjatë xhirimeve të serive më të reja të serialit të vjetër, të cilat do të transmetohen së shpejti në “Hulu”, ku James do ketë rolin e Anderson.

Ajo që u ra të gjithëve në sy është fakti se Lily James ka një ngjashmëri të frikshme me Pamela Anderson dhe shumë do ta kishin të vështirë të bënin dallimin mes tyre nëse do i vendosnin përballë njëra-tjetrës në një foto. Edhe pse kanë kaluar mbi 20 vite që kur Pamlea Anderson dhe David Hasselhodd xhiruan “Baywatch”, Lily James i ktheu pas në kohë të gjithë fansat e serialit më të famshëm në vitet ’90.

Image

(Kosova Sot Online)