Ledri e Morena bashkohen për këngën “Don mo”

  • A.P /
  • 18 May 2021 - 20:25
Ledri e Morena bashkohen për këngën “Don mo”

Ledri Vula është rikthyer pak para fillimit të sezonit të verës me një këngë të re

“Don Mo” është kënga e tij e radhës e cila është xhiruar me spot në Dubai.

E befasia në këtë këngë duket se është modelja Morena Taraku.

Morena, e cila ka filluar karrierën si garuese në Miss Kosova dhe mandej edhe si modele edhe këngëtare, në këtë spot paraqitet si statiste e Ledri Vulës.

Morena, gjatë kohës sa ishte në Dubai kishte pozuar disa fotografi ku ishte bashkë me Sarën, gruajën e Ledrit.


(Kosova Sot Online)