Megan Fox fotografohet në momente intime

  • A.P /
  • 25 May 2021 - 18:32
Megan Fox fotografohet në momente intime

Megan Fox u shfaq provokuese me fustanin me prerje të shumta në “Billboard Music Awards”.

Megan Fox dukej sikur kishte harruar se gjendej në tapetin e kuq, duke u shfaqur në momente intime me Machine Gun Kelly, ndërsa po parakalonin në event.

Dyshja u dhuroi fansave një shfaqje shumë pikante ndërsa morën pjesë në Billboard Awards, duke u puthur para kamerave, teksa Megan ishte veshur me një fustan me prerje në pjesën e përparme.

Aktorja, 35 vjeç, u sigurua që të gjithë sytë ishin drejt tyre kur mbërritën në Teatrin Microsoft në Los Angeles.

Dhe duket se Machine Gun Kelly, emri i vërtetë Colson Baker. e vlerësoi pamjen e saj të guximshme pasi ai nuk mund të mbante duart larg saj.

Megan ia ktheu vëmendjen duke e kapur fytyrën e tij, teksa provokoi me gjuhën

Image

(Kosova Sot Online)