Ronela Hajati vjen me projektin surprizë

  • G.G /
  • 31 May 2021 - 16:13
Ronela Hajati vjen me projektin surprizë

Ronela Hajati nuk ka ndërmend të bëjë aspak pushim. Vetëm një javë pasi publikoi videoklipin e “Aventura”, këngëtarja bukuroshe ka nisur punën për projektin e radhës.

Këtë 31 vjeçarja e ka treguar vetë përmes një postimi në “Instagram”. Ronela ka publikuar një video nga xhirimet ku ka zbuluar edhe detaje për klipin e këngës që do të jetë bashkëpunim.

“Përshëndetje të gjithëve, a e keni dëgjuar këngën time të re? Ndërkohë që ju do dëgjoni ‘Aventura’ deri sa mos ta duroni dot më, ne po bëhemi gati për klipin e radhës nga albumi ‘Rron’”. “’Alo, alo’ do të jetë kënga e katërt e albumit tim të parë vizual. Do të jetë bashkëpunim dhe unë mezi po e pres. Qershor”, shkruan Hajati.

Kujtojmë se pak ditë më parë, Ronela “thumboi” kolegët e saj, pasi fansat u shprehën të habitur se si “Avetura” nuk kishte arritur 1 milion klikime në Youtube brenda një dite siç ndodh me hitet e artistëve të tjerë.

“Kam marr kaq shumë video e për këtë këngë si asnjëherë! Dhe pa fund komente si nuk ke miliona klikime për një ditë…? Unë nuk kam pasur kurrë shifra të tilla për pak ditë! Sepse nuk i blej dhe çdo artist bën suport të çmendur në YT this is a fact! Madje dhe kur kam dashur t’i blej s’më bëhet. E di çfarë ka rëndesi? Që kur dal në skenë, njerëzit i bërtasin refrenet e mia me gjithë shpirt! ‘AVENTURA’ is the masterpiece of having fun! RONELA JU DO!”, shkruante ajo në një postim në “Instagram”.

(Kosova Sot Online)