“Vetëm me drogë dhe s*ks bëhesh milioner”

  • G.G /
  • 12 June 2021 - 10:41
“Vetëm me drogë dhe s*ks bëhesh milioner”

“Do të bëhesha bilionere nëse do të shisja kasetën time të seksit”- ishte titulli i disa fotove provokuese të Roza Latit brenda një vaske që ngjalli komente pafund.

Moderatorja shfaqej e veshur me të brendshme në disa foto, e në disa të tjera, që pritet të publikohen këtë të dielë me rastin e 33-vjetorit të saj, Roza do të shfaqet tërësisht nudo.

E ftuar në “Ftesë në 5”, 32-vjeçarja ka treguar se pse vendosi të realizojë një set të tillë fotografik:

“Kishte ardhur koha që unë të lancohesha pak me sensualitetin tim femëror dhe me luksin. Kishte ardhur koha, sepse projektet e mia kanë qenë të gjitha shumë të forta dhe më duhej një projekt që unë të isha sensuale dhe mbi të gjitha të shihej edhe luksi, sepse kjo gjë tërheq, kjo është jeta ime, që e bëj si të dua. Bëj jetë luksoze me sa mundësi kemi, se e mira nuk ka fund kurrë. Ideja e projektit është e imja.”

Ndërsa në lidhje me titullin e bujshëm, Roza tha:

“Nuk ka një kasetë seksi dhe nuk ka për të patur kurrë dhe nuk i kam qejf këto gjëra. Nuk pajtohem. Dhe fotot janë shumë të bukura dhe shumë klas. Jam vetëm me të brendshme në të gjitha fotot.

Tema erdhi nga teksti i një kënge dhe mirë paskam bërë, sepse ka bërë goxha bum. Në epokën që jetojmë ne, vetëm me drogë dhe me seks bëhesh milioner”.

Nga ana tjetër, moderatorja seksi tregoi edhe se si e priti nëna e saj, Rita Lati idenë e realizimit të një seti të tillë:

“Mami pajtohet me çdo gjë timen kur kam një shpjegim të pakundërshtueshëm nga mbrapa. Këtë projekt e kam bërë për ditëlindjen time të 33-të. I kam thënë mamit dikur që kur të bëhem 33 vjeç, do mbetem shtatzënë. Por jo, nuk jam shtatzënë akoma.”

(Kosova Sot Online)