Ja ku e keni një video të rrallë të Taynës duke kënduar në adoleshencë

  • E.K /
  • 12 June 2021 - 14:59
Ja ku e keni një video të rrallë të Taynës duke kënduar në adoleshencë

Brenda një kohe shumë të shkurtër Tayna u shndërrua në reperen më të famshme brenda trojeve shqiptare dhe sot numëron miliona fansa.

Ajo i ngjiti shpejt shkallët e karrierës së saj dhe tashmë po shijon “majën”, teksa numëron hite në repertorin e saj. Tayna është një ndër reperet më të përfolura dhe ka bërë për vete të gjithë shqiptarët.

Madje, herë pas here ajo ka tërhequr edhe vëmendjen e personazheve me famë botërore, siç ishte rasti i fundit me Nicki Minaj.

Reperja shqiptare ka kënduar këngën e Nicki-t dhe kjo e fundit jo vetëm që i ka bërë like, por edhe ka komentuar emoji me sytë me zemra.

Të gjithë e dimë që muzika është pasioni i Taynës që na fëmijëria, ndërsa ne po ju tregojmë një video të Taynës nga adoleshenca.

Ajo shfaqet në skenë duke kënduar live dhe duhet ta pranojmë se ka tepër talent dhe vesh të mirë muzikor.

Projekti i fundit i reperes erdhi në bashkëpunim me Azet dhe u titullua “Ti harro”. Brenda një jave, kënga ka arritur 3.9 milion klikime në Youtube dhe për diçka jemi të sigurt: është kthyer në një ndër hitet e kësaj vere.

Nëse ende s’e keni dëgjuar, ju ftojmë ta shijoni:

https://iconstyle.al/wp-content/uploads/2021/06/WhatsApp-Video-2021-06-12-at-14.50.21.mp4?_=1

(Kosova Sot Online)