‘Shehrezade’ nënë për herë të tretë, aktorja zbulon gjininë e bebit

  • G.G /
  • 15 June 2021 - 15:00
‘Shehrezade’ nënë për herë të tretë, aktorja zbulon gjininë e bebit

Aktorja e njohur turke Berguzar Korel do të bëhet nënë për herë të tretë.

Aktorja u martua me Halit Ergenç në vitin 2009 dhe çifti i famshëm janë prindër të dy djemve Aliut i cili është 11 vjeç dhe i Han i cili erdhi në jetë shtatorin e kaluar.

Berguzar ka zbuluar gjithashtu dhe gjininë e bebit me anë të një postimi në Instagram.

Korel e cila takoi miqtë e saj të ngushtë njoftoi se ajo do të bëhej më në fund nënë e një vajze.

Brenda një ore postimi i aktores mori me mijëra komente dhe pëlqime.

(Kosova Sot Online)