Luana Vjollca bëhet pjesë e “Sony Music”

  • A.P /
  • 17 June 2021 - 19:16
Luana Vjollca bëhet pjesë e “Sony Music”

Këngëtarja, Luana Vjollca, përmes një postimi në rrjetin social “Instagram”, ka dhënë një lajm të madh për adhuruesit e muzikës së saj.

Luana përmes një fotografie ka treguar se është bërë pjesë e “Sony Music”.

Ajo tashmë do të jetë nën ombrellën e “Sony Music” për vazhdimin e karrierës së saj.

Në fotografinë e publikuar me logon e “Sony Music”, Luana ka edhe një mesazh për nënën e saj:

“Më në fund mund të ndaj me ju këtë ëndërr. Tejet e lumtur të bëj të ditur se jam tashmë pjesë e industrisë së Sony Music”, është shprehur këngëtarja në anglisht.

 “Mama, ja dola për të dyja ne” – shprehet Vjollca referuar faktit se nëna e saj ka pasur ëndërr muzikën, rrugëtim i mbetur në gjysmë shkaku i rrethanave të jetës”.

Image

(Kosova Sot Online)