Demi Lovato fotografohet me Cyrus

  • A.P /
  • 05 July 2021 - 19:10
Demi Lovato fotografohet me Cyrus

Këngëtarja Demi Lovato është fotografuar me Noah Cyrus, teksa kanë marrë pjesë së fundmi në mbrëmjen “Space Jam: A New Legacy” në Magic Mountain në Valencia të Kalifornisë.

Fotografua e realizyar nga paparacit ka sjellë që të përflitet gjerësisht për një lidhje mes dyshes.

Ato janë fotografuar dorë për dore, disa muaj pasi nxitën thashethemet për një romancë. Demi dhe motra e vogël e Miley Cyrus u bënë bashkë në fillim të vitit për realizimin e këngës “Easy”.

 

Asokohe një burim u shpreh se sjellja e tyre ka hedhur dyshime për një lidhje dashurie, pasi ato janë shfaqur mjaft të afërta me njëra-tjetrën.

Kujtojmë se më herët Demi Lovato e shpalli veten si të papërcaktuar në gjini. Këngëtarja tha se këtej e tutje nuk dëshiron që t’i thërrasin ajo, por ata. Këtë lajm e dha përmes një postimi në rrjete sociale.

Image


(Kosova Sot Online)