Rihanna tejet sharmante

  • A.P /
  • 06 July 2021 - 15:38
Rihanna tejet sharmante

Ajo kohët e fundit riktheu stilin e vjetër të flokëve, dhe të hënën në mbrëmje, Rihanna e shoqëroi dukjen me një fustan të zi me detaje me dantella dhe një litar të gjatë perlash.

Këngëtarja 33 vjeç, e cila po takohet me A$AP Rocky, u pa duke shkuar solo në një restorant italian në New York City.

Fustani i saj pa mëngë ishte i lidhur në bel dhe sytjena e saj e zezë ishte e dukshme poshtë.

Ajo shkoi me këmbë të zhveshura me taka të zeza duke treguar tatuazhet e saj në kyçin e këmbës.

Krijuesja e hiteve kishte vendosur edhe makijazh i cili ishte i përbërë me vijë të zezë të syve dhe ngjyrë për vetulla.

Prodhuesja e hitit ‘You Da One’ është gjithashtu një sipërmarrëse jashtëzakonisht e suksesshëm me një shtëpi të modës, linjë të brendshme dhe koleksione kozmetike.

Muajin e kaluar, në festimin e komunitetit LGBTI, Rihanna modeloi nga linja e saj e të brendshmeve Fenty x Savage, e cila përfshinte ngjyrat e ylberit.

Image

(Kosova Sot Online)