Pajtohen Tuna dhe Patrisi?

  • G.G /
  • 07 July 2021 - 08:24
Pajtohen Tuna dhe Patrisi?

Këngëtarja Tuna Sejdi ka nisur pushimet. Ajo është në Turqi me djemtë e saj dhe jo vetëm.

Bashkë me të duket se është edhe Patrisi.

Të dy kanë postuar pamje të djemve në rrjetin social Instagram nga resorti i njëjtë.

Për më tepër, Tuna e ka rikthyer Patrisin në “following” të dy profileve të djemve, edhe nga ai i Tianit ashtu edhe nga ai i sapohapur i Zenit.

Kaq ka mjaftuar që fansat të interpretojnë një zhvillim të tillë si pajtim mes dyshes pas një periudhe të trazuar.

(Kosova Sot Online)