MC Kresha dhe Lyrical Son rikthehen me “Dilëm jasht”

  • A.P /
  • 15 July 2021 - 15:28
MC Kresha dhe Lyrical Son rikthehen me “Dilëm jasht”

Sezoni veror është “bombarduar” me projekte të reja muzikore, këngë e hite nga të gjitha zhanret muzikore.

Bashkëpunime të ndryshme janë bërë gjatë këtyre javëve, e që dyshja MC Kresha e Lyrical Son pritet që sot të publikojnë projektin e tyre të ri muzikor.

Reperët e labelit ‘PINT’ kanë njoftuar përmes rrjeteve sociale se do të vijnë me material të ri muzikor.

Kënga titullohet “Dilëm jasht” dhe do të vijë e kompletuar edhe nga ana vizuale.

“A ju ka marrë malli? Nesër, MC Kresha & Lyrical Son – ‘Dilëm jasht’”, ka shkruar Lyrical Son në një postim.

“Pate qejf edhe në deti apo”, ka shkruar MC Kresha, derisa në faqen e PINT në Instagram shkruan: “Nesër, 19:00, Lyrical Son & MC Kresha – ‘Dilëm jasht’”.

(Kosova Sot Online)