Jennifer Lopez dhe Ben Affleck po kërkojnë shtëpi

  • G.G /
  • 16 July 2021 - 08:58
Jennifer Lopez dhe Ben Affleck po kërkojnë shtëpi

Ben Affleck dhe Jennifer Lopez janë duke kërkuar shtëpi.

Aktori 48 vjeçar dhe këngëtarja 51 vjeçare u panë duke kontrolluar disa shtëpi të nivelit të lartë së bashku të enjten në Los Angeles.

TMZ ka fotografi të çiftit që ishin duke parë disa shtëpi në një lagje ekskluzive Holmby Hills dhe një nga to që raportohet se kanë parë, ka një çmim të madh.

Ajo kushton 65 milionë dollarë dhe përmban 31,000 metra katrorë hapësirë për të jetuar, përfshirë tetë dhoma gjumi dhe 12 banjo.


(Kosova Sot Online)