Demi Moore po e shijon pushimin në Greqi

  • A.P /
  • 18 July 2021 - 10:39
Demi Moore po e shijon pushimin në Greqi

Demi Moore po shijon ditët e saj të qëndrimit në Greqi.

 Aktorja e Hollivudit ka disa ditë që ndodhet në Mykonos. 

Protagonistja e filmit "Striptease" u pa nga kamera e Mykonos Live TV duke shijuar diellin dhe detin në një vilë luksoze në Psarrou së bashku me vajzën e saj 32-vjeçare Rumer dhe një mikeshën e saj.

Por ajo qw tërhoqi më shumë vëmëndje ishin format trupore të aktores që dukej sikur ishte në të njëzetat e saj.

 

“Jam duke u përgatitur për një ditë tjetër në parajsë”, shkruan Demi  në postimin e saj.

Image

(Kosova Sot Online)