Bebe Rexha po i shijon pushimet

  • A.P /
  • 20 July 2021 - 16:28
Bebe Rexha po i shijon pushimet

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Bebe Rexha, pas angazhimeve të shumta, më në fund ka gjetur pak kohë për pushime.

Këtë e ka bërë të ditur përmes disa imazheve të fundit, të ndara me ndjekësit e saj në rrjetin social Instagram.

Rexha tregoi se është duke shijuar lundrimin në det në një jaht luksoz me të dashurin e saj, regjisorin Keyan Safyari.

Ndër të tjerash, ajo publikoi edhe një fotografi, ku shfaqej duke marrë një përqafim të ngrohtë nga regjisori, me të cilin është në lidhje prej  një viti.

Bebe Rexha së fundmi në një intervistë ekskluzive për Telegrafin, foli për albumin e saj më të fundit, “Better Mistakes”, i cili është duke e çuar përpara drejt sukseseve edhe më të shumta.

“U deshën rreth tri vjet që ky album të vinte, dhe unë jam aq e lumtur që tani ka dalë. Kam punuar aq shumë për të. Unë jam shumë mirënjohëse për të. Jam shumë e lumtur për muzikën e re – sepse bërja e muzikës është pasioni im i parë, kështu që ju e dini këtë”, ka thënë Bebe Rexha.

Image

(Kosova Sot Online)