“Më e mirë nëna se e bija”, Erion Veliaj e komplimenton nënën e Dua Lipës

  • E.K /
  • 23 July 2021 - 14:50
 “Më e mirë nëna se e bija”, Erion Veliaj e komplimenton nënën e Dua Lipës

Këngëtarja shqiptare me famë ndërkombëtare, Dua Lipa është duke qëndruar në Tiranë.

Së bashku me të janë parë edhe familjarët e saj e i dashuri i të njejtës.

Pas takimit me kryeministrin shqiptar, Edi Ramën, Dua Lipa dhe ekipi që po e shoqëron janë takuar edhe me Erion Veliaj, kryebashkiakun e Tiranës.

Veliaj i ka bërë disa dhurata për mysafirët e tij.

Ai i ka bërë një dhuratë edhe nënës së Dua Lipës.

Velijaj e ka komplimentuar nënën e këngëtares me famë botërore për pamjen duke i thënë “më e mirë e ëma, se sa e bija”.

(Kosova Sot Online)