Bella Hadid dhe i dashuri i saj bëjnë daljen e parë publike

  • A.P /
  • 26 July 2021 - 22:11
Bella Hadid dhe i dashuri i saj bëjnë daljen e parë publike

Para disa ditësh,Bella Hadid publikoi në Instastory një fotografi ku shafqej në krahët e të dashurit të saj të ri.

Çifti nuk kanë bërë asnjë dalje publike dhe për fansat identiteti tij ishte ende i panjohur.

Mirëpo, së fundmi supermodelja u shfaq plot elegancë sportive gjatë një shëtitje me të dashurin e ri.

Ajo kishte veshur  një bluzë të bardhë dhe një palë pantallona të shkurtra të zeza dhe dukej mjaft bukur.

Kjo është hera e parë që ata bëjnë një dalje publike së bashku teksa shumë të lumtur dhe po shijonin në maksimum shoqërinë e njëri tjetrit.

Image

(Kosova Sot Online)