Temperaturat rriten, zhvishet edhe Britney Spears

  • A.P /
  • 02 August 2021 - 20:50
Temperaturat rriten, zhvishet edhe Britney Spears

Britney Spears vazhdon të qëndrojë në qendër të vëmendjes me veprimet e saj.

Por këto të fundit janë shumë shqetësuese për fansat e këngëtares, të cilët kujdesen vazhdimisht për çdo lëvizje.

Ajo ka trembur sërish dhe ata po shqetësohen për shëndetin e saj mendor.

Kjo pasi ylli i muzikës po poston vazhdimisht pamje të çuditshme në llogarinë e saj në Instagram duke u shfaqur topless.

Kjo nuk është hera e parë që Britney publikon imazhe të njëjta pa u ndalur.

Deri më tani fansat i cilësuan fotot e saj si një formë të shprehjes së lirisë, megjithatë ky veprim i përsëritur i këngëtares është përkthyer shumë herë si “thirrje për ndihmë”.

Të tilla postime kanë qenë të shumta ditët e fundit dhe mjafton të hidhni një sy në Instagram-in e Spears.

Kujtojmë se këto ditë këngëtarja ka vendosur që ta heqë zyrtarisht babain nga kujdestaria e saj dhe për ta zëvendësuar me Jason Rubin, një llogaritar i autorizuar në Certified Strategies Inc, për të menaxhuar pasurinë e saj, e cila vlen 58 milion dollarë. 

Image

(Kosova Sot Online)