“Si u bëmë bashkë me Arilenën”, Gjon tregon detajet

  • G.G /
  • 05 August 2021 - 09:58
“Si u bëmë bashkë me Arilenën”, Gjon tregon detajet

Gjon Muharremaj dhe Arilena Ara janë bërë bashkë për një hit që do të vijë së shpejti. Por si u njohën? Këtë na e tregon Gjoni në “Pushime On Top”, ku zbuloi më tepër detaje rreth bashkëpunimit të tij me Arilena Arën.
“Unë kam nevojë t’i njoh shumë njerëzit kur bëj bashkëpunime, si për shembull Arilenën. Jemi takuar plot herë para se të fillojmë bashkëpunimin. Këngëtarë ka më të mirë se unë, por gjëja që na bën unikë është vetja jonë si humanë, a jemi të mirë si njerëz.

Arilenën e kam njohur te ‘The Voice’, por nuk kemi folur shumë herën e parë kur erdhëm. Kështu që kur më ka thirrur në atë moment që edhe ajo ishte duke konkurruar për Eurovisionin, ishte një kënaqësi e madhe”, tregoi artisti.
“Arilena më ka marrë te ajo bota e saj. Unë erdha si qershia mbi tortë, bëra pjesën time. Nuk e kemi shkruar këngën bashkë nga fillimi, ishte një eksperiencë shumë e re”, tha Gjon.

(Kosova Sot Online)