Beyonce nxjerr në treg linjën e saj të veshjeve

  • E.K /
  • 10 August 2021 - 10:02
Beyonce nxjerr në treg linjën e saj të veshjeve

Beyonce është gati për ta lansuar një koleksion të ri të veshjeve sportive, “Ivy Park".

Ylli i njohur i muzikës publikoi një video të shkurtër  gjatë fundjavës, e cila ka për qëllim promovimin e koleksionit të ardhshëm të veshjeve të quajtur “Ivy Park Rodeo”, që vjen  në bashkëpunim me markën e njohur të veshjeve sportive, “Adidas”.

Në një pjesë të klipit, Beyonce shfaqet krahas nënës së saj Tina Knowles Lawson, dhe pjesë e tij janë edhe yjet, Tobe Nwigwe, Snoh Aalegra, Glynn Turman dhe të tjerë.

Për gazetën “Houston Chronicle”, këngëtarja ka thënë se koleksioni “Ivy Park Rodeo” është inspiruar nga fakti se sa shumë mungojnë tregimet e kaubojve afrikano-amerikanë dhe personave tjerë më ngjyrë, në historinë e Amerikës.

“Jam krenare ta përfaqësoj kulturën e Houstonit, rrënjët e mia dhe gjithë njerëzit të cilët e kuptojnë çfarë do të thotë të jetosh si kauboj”, -kishte deklaruar Beyonce.

Koleksioni i cili i përmban afërsisht 60 modele të veshjeve, do të dal në shitje më 19 gusht të këtij viti.

(Kosova Sot Online)