Reperi skeptik ndaj koronavirusit, Marcus Birks, vdes në spital

  • G.G /
  • 30 August 2021 - 11:04
Reperi skeptik ndaj koronavirusit, Marcus Birks, vdes në spital

Një skeptic ndaj  Covid-19,  i cili u shtrua në spital prej virusit dhe vazhdoi të nxiste njerëzit e tjerë që të vaksinoheshin, ka vdekur.

Britaniku Marcus Birks, 40 vjeç nga Staffordshire, vdiq të premten duke e lënë familjen e tij "të shkatërruar" nga dhimbja, tha gruaja e tij. Ai u shtrua në njësinë e kujdesit intensiv në Spitalin Universitar Royal Stoke në fillim të këtij muaji. Muzikanti i kishte thënë BBC -së se ishte "i tronditur" që ishte përkeqësuar me virusin sepse "rrallë sëmurej".

'Babai më i mirë'

Zonja Birks, e cila është shtatzënë, shkroi në Facebook: "Dhimbja që ndiej duke shkruar këtë është e padurueshme, zemra ime është copëtuar, shpirti dhe bota ime janë shkatërruar plotësisht dhe krejtësisht."

Ajo vazhdoi të përshkruajë burrin e saj si bashkëshortin dhe mikun e saj më të mirë.

Duke folur për BBC më herët në gusht, Birks tha: "Nëse nuk jeni sëmurur, nuk e mendoni se do të sëmureni, kështu që ju besoni ata kundër vaksinës.

"Po kur ndiheni sikur nuk mund të merrni frymë siç duhet, ajo është ndjenja më e frikshme në botë."

Ai tha se informacioni ishte shtrembëruar nga mediat sociale dhe teoricienët e komplotit dhe se ai nuk e kishte bërë vaksinën.

40-vjeçari tha se simptomat e tij filluan me një ndjenjë të gripit, e cila u përkeqësua në mënyrë progresive, dhe ai përfundimisht u shtrua në spital, duke vuajtur nga vështirësitë në frymëmarrje.

"Gjëja e parë që do t'i them familjes time dhe kujtdo që njoh,  është që të bëjnë vaksinën," tha ai.

Zonja Birks falënderoi njerëzit për fjalët e tyre të mira, duke shtuar: "Unë i dhashë atij një premtim se do t'i them djalit tonë çdo ditë se sa e do atë, sa i veçantë është ai dhe si do të kishte qenë/ se është babai më i mirë që një djalë do të kishte dashur të kishte ".

(Kosova Sot Online)