Pse Rihanna tërheqi padinë ndaj babait!

  • A.P /
  • 09 September 2021 - 15:34
Pse Rihanna tërheqi padinë ndaj babait!

Rihanna ka tërhequr padinë kundër babait të saj vetëm disa javë para se të paraqiteshin në gjykatë. Ylli i muzikës pop mori masa ligjore ndaj Ronald Fenty në vitin 2019 duke e akuzuar për keqpërdorim të emrit të saj.

Rihanna kishte pohuar se babai i saj dhe partneri i tij i biznesit, Moses Joktan Perkins, kishin krijuar kompaninë Fenty Entertainment duke pretenduar se ishte e lidhur me Rihanna-n. Megjithëse Zoti Fenty është babai i Rihanna -s, ai nuk ka, dhe kurrë nuk ka pasur, autoritet për të vepruar në emër të Rihannas.”, thuhej në dokumentet e gjykatës.

Për më tepër, ajo pretendoi se i ati po përpiqej të përfitonte nga marka tregtare “Fenty”, të cilën Rihanna e ka përdorur për disa sipërmarrje biznesi, përfshirë linjën e saj kozmetike, Fenty Beauty.

Sipas këngëtares, Fenty kishte rezervuar disa koncerte, për të cilat nuk kishte patur dijeni, duke përfshirë një turne jashtë shtetit prej 15 milionë dollarësh. Por tashmë mesa duket këngëtarja ka arritur një marrëveshje jashtë gjykatës duke shmangur kështu një skandal publik.

(Kosova Sot Online)