Djali i Almeda Abazit ka zgjedhur që tani vajzën: E gjetëm nusen ne

  • A.P /
  • 10 September 2021 - 15:30
Djali i Almeda Abazit ka zgjedhur që tani vajzën: E gjetëm nusen ne

Almeda Abazi dhe bashkëshorti i saj, aktori turk Tolgahan zgjodhën jugun e Shqipërisë për të pushuar këtë verë. Në një nga ato ditë, ata u takuan edhe me Ledri Vulën dhe Sara Hoxhën.

Ishte modelja, ajo që në llogarinë e saj në Instagram, ka postuar një fotografi nga takimi i djalit të saj me vajzën e çiftit të njohur, Poem Vulën. Krahas fotografisë, ajo ka shkruar me humor: “E gjetëm nusen ne. Efehan & E bukura Poem,” duke i bërë tag Ledrit dhe Sarës. Duket se të vegjëlit e kanë shijuar kohën e kaluar së bashku, po ashtu si prindërit.

Kujtojmë që para pak kohësh, Almeda u bë nënë edhe e një vajze, që e ka pagëzuar me emrin Alina.

Image

(Kosova Sot Online)