Gold Ag zbulon surprizën për ditëlindjen e parë të të birit

  • G.G /
  • 10 September 2021 - 16:15
Gold Ag zbulon surprizën për ditëlindjen e parë të të birit

Gold Ag dhe bashkëshortja e tij, Ermira u bekuan me një djalë vitin e shkuar. Guerili erdhi në jetë në një datë mjaft të rëndësishme në historinë e popullit shqiptar, me 28 Nëntor. Vetë reperi ishte shprehur se do të donte që vogëlushi të vinte në jetë në këtë datë, e cila iu plotësua.

Ditëlindja e tij do dhe pak që të vijë por reperi ka nisur të përgatitet që tani për dhuratën e parë të të birit. Me anë të një postimi në Instagram, ai njoftoi se do të lansojë një këngë të re. Projekti mban emrin “Gueril” dhe do të publikohet në ditëlindjen e tij të parë.

(Kosova Sot Online)