Fifi sërish e dashuruar?“E dua me…”

  • G.G /
  • 17 September 2021 - 14:15
Fifi sërish e dashuruar?“E dua me…”

Fifi është njëra ndër këngëtaret më të dashura por mbi të gjitha më të veçantat që tregu muzikor shqiptar ka.

Këtë e ka dëshmuar vet ajo duke qenë kështu shumë ndryshe nga çdo artist tjetër.

Fifi është një vajzë shumë modeste dhe pa komplekse e kjo e ka bërë atë të jetë akoma më afër njerëzve që e duan dhe e suportojnë këngëtaren.

Ndërkaq këngëtarja komentohet shumë edhe për jetën private, prandaj çdo postim i saj në rrjete sociale që kanë ndonjë kuptim në lidhje me dashurinë kthehet në lajmin e ditës dhe komentohet nga të gjithë.

Kjo ka ndodhur edhe së fundmi me disa foto që këngëtarja ka postuar në llogarinë e saj në Instagram.

Fotot ishin mjaft të bukura dhe Fifi po duket më në formë se kurrë, por kjo nuk ishte i vetmi fakt që morri vëmendjen, mbishkrimi përkrahë saj ka rënë në sy.

“E dua me…Zemër në duar.” Se çfarë donte të thoshte ajo kjo ende nuk dihet.

 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by FIFI (@fifi.official.fr)

(Kosova Sot Online)