Demi Lovato: Kam patur një takim të këndshëm me alienët

  • A.P /
  • 28 September 2021 - 13:58
Demi Lovato: Kam patur një takim të këndshëm me alienët

Demi Lovato ka befasuar sërish me deklaratën që ka bërë në lidhje me alienët. Ylli i popit 29-vjeçar pretendon se dikur kishte pasur një takim të ngushtë me qeniet jashtëtokësore në Joshua Tree, Kaliforni.

“Ne ishim në shkretëtirë në Joshua Tree dhe në thelb, pashë këtë rruzull blu që ishte rreth 50 metra larg, ndoshta më pak, dhe ishte si të lundronin mbi tokë. Ishte një përvojë e bukur dhe e jashtëzakonshme.“, tha Demi.

Kjo nuk është hera e parë që këngëtarja bën deklarata të tilla. Pak kohë më parë, ajo deklaroi se periudhën e vështirë pas ndarjes nga i fejuari, Max Ehrich kishte arritur ta kalonte duke “folur” me alienët.

Image

(Kosova Sot Online)