Britney Spears fiton betejën ligjore me të atin

  • A.P /
  • 30 September 2021 - 14:56
Britney Spears fiton betejën ligjore me të atin

Britney Spears ka fituar betejën ligjore me të atin. Gjykata në Los Angeles vendosi të mërkurën në favor të këngëtares, duke pezulluar babain e saj Jamie Spears, nga roli i kujdestarit të pasurisë dhe karrierës së saj. Gjykata vendosi si kujdestar të përkohshëm, kontabilistin John Zabel – i emëruar nga ekipi i këngëtares.

Ylli i popit Britney Spears ka jetuar nën mbikëqyrjen e të atit për 13 vite. Për pjesën më të madhe të kohës, të gjitha vendimet në lidhje me çështjet e saj personale, mjekësore dhe financiare janë kontrolluar plotësisht nga babai i saj. Seanca e radhës për të ndërprerë tërësisht kujdestarinë është caktuar në Nëntor.

Vendimi është një fitore e madhe për yllin, e cila dëshmoi kundër të atit tre muaj më parë, duke pretenduar se i kishte dhënë medikamente kundër vullnetit të saj dhe i kishte mohuar të drejtën për të pasur fëmijë. Sidoqoftë, pas dëshmisë tronditëse së vajzës së tij, Jamie më në fund pranoi t’i jepte fund kujdestarisë. 

(Kosova Sot Online)