Ish-i dashuri bëhet pjesë e “Për’puthen”, Alvisa lë studion

  • E.K /
  • 03 October 2021 - 10:07
Ish-i dashuri bëhet pjesë e “Për’puthen”, Alvisa lë studion

Mbrëmjen e sotme po mbahet puntata e parë e “Për’puthen Prime” që prej nisjes së sezonit të tretë të këtij reality show.

Gjatë mbrëmjes, diçka e pazakontë ka ndodhur mes konkurrentëve, që ka trazuar ujrat dhe ka nxitur debat.

Pjesë e emisionit sonte u bë edhe ish-i dashuri i konkurrentes Alvisa Qarri.

Gjatë prezantimit të djalit të ri nga Bora, Alvisën s’e mbante vendi derisa u çua nga studio për të daë jashtë. Kështu, Bora sqaroi se djali në fjalë ishte ish-partneri i Alvisës dhe zbuloi se ata kishin qëndruar tre vite të lidhur.

Disa minuta më pas, Alvisa u kthye sërish në studio dhe pati një debat të fortë me Arjan Konomin lidhur me pranimin e ish-të dashurit të saj në emision.

Debati degradoi në tone të ashpra, teksa opinionisti Konomi tregoi se s’kishte qenë prezent në Shqipëri gjatë kohës që djali i ri ishte përzgjedhur nga emisioni.

“Po të ishte ashtu siç ishte ti, unë këtu isha në produksion dhe thoja ‘futeni këtë djalin, mos e fusni atë pipiruckën atje’- u shpreh Arjani, ndërsa djemtë dhe Alvisa u ngritën të revoltuar nga vendet e tyre, duke ndërprerë emisionin.

(Kosova Sot Online)