19-vjeçarja e vrarë ishte kushërira e këngëtares shqiptare

  • E.K /
  • 03 October 2021 - 15:36
19-vjeçarja e vrarë ishte kushërira e këngëtares shqiptare

Vendi u trondit sërish nga një tjetër vrasje, kësaj here në Tuz të Malit të Zi.

Ilir Gjokaj shkoi në banesën e ish-partneres së tij, 19-vjeçares Shejla Bakija, duke qëlluar me breshëri ar.me këdo që i doli përpara.

Pl.umbat i morën jetën të resë dhe gjyshes së saj, ndërsa mbeti i plagosur rëndë babai i vajzës.

E reja kishte bashkëjetuar me vr.asësin dhe para pak kohësh ishte ndarë nga ai, duke u zhvendosur në shtëpinë e prindërve të saj.

Këngëtarja shqiptare nga Kosova, Enisa, ka treguar në rrjete sociale se Sheila ka qenë kushërira e saj.

Në një postim të ndjerë, ajo shkruan:

“Nuk mund ta besoj që po e shkruaj këtë post tani.

Kjo nuk mund të jetë jeta e vërtetë, kushërira ime, motra ime e vogël, zemra ime është e thyer.

Vetëm 19 vjeç, ti meritoje shumë më shumë, jeta jote as nuk kishte filluar.

Kujtimi yt do të jetojë përgjithmonë me ne.

Ti ishe një diamant, e mrekullueshme, e ëmbël, e dashur, ende nuk mund ta besoj.

U prefsh në paqe, ëngjëlli më i bukur”.

 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by ENISA (@iamenisa)

(Kosova Sot Online)