Rita Ora kthehet në 'The Voice'

  • A.P /
  • 13 October 2021 - 22:47
Rita Ora kthehet në 'The Voice'

Sezoni i fundit i “The Voice Australia” ka qenë një thyerje e vlerësimeve falë panelit të tij gjykues.

Channel Seven ka konfirmuar formacionin e trajnerëve për The Voice Australia 2022, shkruan Daily Mail.

Të dielën, rrjeti zbuloi se të katër trajnerët – Guy Sebastian, Keith Urban, Jessica Mauboy dhe Rita Ora – do të kthehen për raundin e dytë pasi shkatërruan vlerësimet këtë vit.

‘Kontratat janë duke u punuar për Ritën. Asaj i ofrohen deri në 1 milion dollarë në sezon, që është një tarifë përbindëshi”, tha burimi.

Përkundër spekulimeve se muzikantja britanike Rita, 30 vjeç, nuk do të nënshkruante për një sezon të dytë, ajo konfirmoi se në fakt “mezi pret” të kthehet dhe të ribashkohet me “familjen e saj të zgjeruar” vitin e ardhshëm.

(Kosova Sot Online)