Paraqitja e parë e Fjolla Morinës pas lirimit, voton këngëtarja

  • E.K /
  • 17 October 2021 - 15:40
Paraqitja e parë e Fjolla Morinës pas lirimit, voton këngëtarja

Këngëtarja, Fjolla Morina gjatë ditës së sotme ka shfrytëzuar të drejtën e saj për të votuar në zgjedhjet lokale të cilat po mbahen në vendin tonë.

Fjolla ka votuar në Fakultetin e Filologjisë në Prishtinë dhe ka qenë e shoqëruar me vajzën e saj.

Ajo në një prononcim tregoi se tani po kalon më shumë kohë më familjen e saj.

“Njerëzit e fortë gjithmonë kalojnë gjëra shumë të mdhaja në jetë, ata qe jon te fort i tejkalojnë”, tha ajo.

E pyetur nga gazetari, Butrint Pasjaqa se a ka menduar t’i futet ndonjëherë politikës, këngëtarja u përgjigj kështu:

“Ka raste qe e kam menduar, por më mirë jo. Ndoshta mundet me ndodhë ndonjëherë më vonë, pse jo. Obligimin tim e kryjta, dhe shpresoj që ka mu bo një shtet shumë i fortë se Shqipëria”, u përgjigj ajo duke qeshur.

Sa i përket jetës së saj private, këngëtarja në këtë moment nuk zgjodhi të fliste.

(Kosova Sot Online)