Këngëtarja shqiptare në hall: Jam shëndoshur si e çmendur

  • A.P /
  • 18 October 2021 - 20:30
Këngëtarja shqiptare në hall: Jam shëndoshur si e çmendur

Këngëtarja e njohur, Beatrix Ramosaj tregoi rreth dy javë më parë, se ishte infektuar me COVID-19.

Ndërsa, para disa ditësh, ajo doli nga karantina, por tashmë po përballet me një sfidë tjetër, që është pesha.

Përmes një postimi që ka bërë sot, këngëtarja tha se ndihet e dëshpëruar, pasi gjatë kohës që po shërohej nga virusi ajo ka shtuar peshë dhe i duhet shumë kohë për t’u rikthyer në gjendje që ishte më parë.

“Covid më ka bërë depresive duke shtuar peshë si e çmendur. Sot fillova palestrën përsëri dhe e shoh që do të jetë një rrugë e gjatë që të ndihem vetvetja sërish, por shëndeti vjen në radhë të parë. Hap pas hapi”, ka shkruar Beatrix përmbi një fotografie ku shfaqet e shtrirë.

Image

(Kosova Sot Online)