Arjola Demiri tregon se a dashuron dikë tjetër

  • A.P /
  • 22 October 2021 - 17:25
Arjola Demiri tregon se a dashuron dikë tjetër

Ajo ka vite që jeton vetëm me fëmijët e saj.

Ndërkohë, aktorja, Arjola Demiri së fundmi po merr pjesë në Big Brother VIP  e cila po shpalos edhe shumë të pathëna nga jeta e saj.

Sot ka diskutuar bashkë me banorët e tjerë për lidhjet e dashurisë derisa Donaldi ishte ai i cili e ngacmoi me shaka duke e pyetur se a ka dikë në mendje.

Arjola tha se është shumë e përkushtuar ndaj fëmijëve dhe karrierës  dhe nuk ka kohë të mendoj për dikë mirëpo ajo tha se nëse i vjen dikush gjatë punës së saj në karrierë do ishte i mirëseardhur.

Ndryshe, aktorja e njohur nuk zbuloi detaje për ndonjë person edhe pse tha: “Njerëz jemi sigurisht që kemi dikë”.


(Kosova Sot Online)