Martohet vajza e Paul Walkerit, gjesti i Vin Diesel merr gjithë vëmendjen

  • G.G /
  • 23 October 2021 - 09:50
Martohet vajza e Paul Walkerit, gjesti i Vin Diesel merr gjithë vëmendjen

Vajza e aktorit të ndjerë, Paul Walker, Meadow Walker, është martuar me aktorin Louis Thornton-Allan.

Martesa e tyre ka ndodhur pas më pak se tre muajsh prej që e kanë dhënë lajmin për fejesë.

Meadow Walker, 22-vjeçare është martuar të premten, ndërkohë që deri te altari atë e ka përcjellë kumbari i saj, aktori i cili ishte edhe mik i babait të saj, Vin Diesel, shkruan TMZ.

Martesa e Meadow ka ndodhur tetë vjet pasi babai i saj, Paul, ka vdekur në një aksident tragjik me veturë, në moshën 40-vjeçare.

(Kosova Sot Online)