Roza Lati tërhoqi vëmendjen e të gjithëve me setin e ri fotografik

  • A.P /
  • 31 October 2021 - 09:29
Roza Lati tërhoqi vëmendjen e të gjithëve me setin e ri fotografik

Moderatorja Roza Lati tërhoqi vëmendjen e të gjithëve pak ditë më parë me setin e ri fotografik, në të cilin shfaqej si sirenë. Ajo vendosi të shndërrohej në një gjallesë mitologjike ujore, me qëllim ndërgjegjësimin e njerëzve për ndotjen globale.

Roza pozoi në një anije, herë e ulur e herë e shtrirë mbi një rrjetë, rreth e qark së cilës kishte mbeturina. Ideja ishte që sirena, Roza në këtë rast, nuk ka mundur të mbijetojë më shumë në det për shkak të ndotjes së madhe që po i bëhet planetit. Moderatorja zbuloi se këtë ide e ka mbajtur në “sirtar” për dy vite, sepse nëse do ta realizonte, do ta bënte në mënyrë perfekte.

Teksa ishte e ftuar dje te “Rudina”, Roza zbuloi se bishti i sirenës është i gjithi prej silikoni dhe është punuar luspë më luspë.

“Projekti ‘Sirena’ në fakt është ideja ime komplet, por Iva dhe Jakopo, artistët e grimit me efekte speciale më thanë që mund të realizojmë një bisht sirene, mund ta bëjmë diçka të tillë. Unë jam një notare shumë e mirë. Gocë deti jam fundja fundit, babi kur isha e vogël nuk më jepte vezë të skuqur siç hanin kushërinjtë, por më jepte bukë me kos, sepse s’kisha mësuar notin.

Që 5 vjeçe unë kam mësuar notin të parën pastja kam mësuar të shkruaj, thashë ‘E meritoj ta bëj një set fotografik si sirenë’. Ka shumë personazhe publik që kanë bërë foto profesionale si sirenë që më pëlqejnë shumë dhe i përgëzoj që të gjithë. Kanë dalë më shumë te bukuria, domethënë shkrepje për bukuri dhe sensualitet, por unë jam gjithmonë ndryshe.

Në fakt është për të duartrokitur dhe për të thënë një ‘bravo’ të madhe për Jakopo Tomazini dhe Iva Çakallin, bashkëshortja e tij, të cilët kanë skulpturuar luspë më luspë atë bisht sirene.

Është bërë me silikon prapa dhe ka patur peshën 26 kile. Unë kam mbajtur të veshur në trup 26 kile silikon që është ai bishti, i rëndë. E kishim menduar nëse këta mund ta bëjnë bishtin e sirenës, erdhi momenti të bëj foto si sirenë, ky muhabet ka dy vjet. Kam që 2 vjet që e mbaj në sirtar këtë ide”,- u shpreh Roza.

Image

(Kosova Sot Online)