Ndahet çifti i njohur

  • G.G /
  • 02 November 2021 - 10:29
Ndahet çifti i njohur

Chase Stokes dhe Madelyn Cline thuhet se janë ndarë pas më shumë se një viti në lidhje, thonë burime për People.

“Madelyn dhe Chase nuk janë më bashkë”, tha një burim. “Ata po përpiqeshin t’i zgjidhnin gjërat privatisht, por u ndanë disa muaj më parë”.

Një burim tjetër tha: “Ata sigurt janë të ndarë”.

Chase dhe Madelyn filluan të takoheshin pasi u takuan gjatë xhirimeve të sezonit të parë të serialit Outer Banks.

Ata e konfirmuan se ishin në lidhje në qershor të vitit 2020. Disa muaj më vonë, Madelyn shpërtheu se ishte “e dashuruar” me Chase. Në shtator, pati zëra se Madelyn dhe Chase ishin ndarë, por asgjë nuk u konfirmua.

(Kosova Sot Online)